Aktorja e njohur bën deklaratën e papritur: Jam transgjinor

Mediale Vip

Aktorja e njohur bën deklaratën e papritur: Jam transgjinor

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:28
Ellen Page

Aktorja e nominuar për Oscar, Ellen Page ka deklaruar hapur se është transgjinor dhe quhet Elliot. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Page u kërkoi fansave ta thërrisnin me “ai” dhe u shpreh me fat që më në fund arriti ta deklaronte hapur këtë “sekret”.

“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”-deklaroi aktori.

Page falenderoi gjithashtu familjen dhe njerëzit e dashur që e kanë mbështetur duke e pranuar ashtu siç është. Pas kësaj deklarate, shumë VIP-a e kanë përkrahur aktorin duke e përgëzuar që e tregoi publikisht këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat