Lumi B nuk heq dorë nga bashkëpunimet!

Mediale Vip

Lumi B nuk heq dorë nga bashkëpunimet!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Lumi B, Young Zerka

Ky ka qenë padyshim viti i bashkëpunimeve më të mira mes artistëve dhe Lumi B bën pjesë në këtë grup. Në 2020-tën reperi i njohur bashkëpunoi me Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën për këngën “Aman”, që u kthye në hitin e verës. Po ashtu edhe bashkëpunimi i tij me Yll Limanin për këngën “Pate” rezultoi një sukses i vërtetë.

E duket se Lumi nuk ka ndërmend të ndalet me bashkëpunimet dhe shumë shpejt do të sjellë një tjetër me një artist të njohur shqiptare. Bëhet fjalë për Young Zerkën!

Së fundmi “Prive” ka mësuar se Lumi B ka bashkuar forcat me Young Zerkën për një duet, i cili do të jetë pjesë e albumit të këtij të fundit. Për publikimin e një projekti nuk ka ende asnjë datë dhe nuk dihen detaje të tjera.

Gjithashtu edhe Zerka nuk ka qenë mbrapa për sa ju përket bashkëpunimeve këtë vit. Gjatë muajit korrik ai publikoi dy duete, njërin me Fifin që mban titullin “Pa Gajle” dhe një tjetër me Argjentina Ramosaj, “Pishman”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat