Princ Harry rrëfen si ndryshoi totalisht jeta e tij pasi u bë baba për herë të parë!

Mediale Vip

Princ Harry rrëfen si ndryshoi totalisht jeta e tij pasi u bë baba për herë të parë!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Princ Harry, Archie Harrison.

Dy vite më parë, jetët e Meghan Markle dhe Princ Harry-t u bekuan me frytin e dashurisë së tyre, të voglin Archie Harrison.

I vogli ka vetëm pak kohë që ka ardhur në jetë, por Harry mendon se ka kaluar një përjetësi me të birin.

 ka treguar se fakti që është bërë baba për herë të parë i ka ndryshuar tërësisht filzofinë e jetës.

“Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s’mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm.”- ka thënë Harry.

Më herët, bashkëshortja e tij Meghan Markle rrëfeu se kishte pasur një abort gjatë muajve të verës, duke treguar edhe sesi e përjetoi këtë ngjarje të hidhur.

“Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të fortë. Shkova në katin poshtë me Archie-n në krahë, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”, ka rrëfyer Meghan në tregimin e saj prekës.

“Orë më vonë, isha shtrirë në një krevat spitali, duke shtrënguar dorën e bashkëshortit tim. E ndjeja mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha tek gishtërinjtë, që ishin të lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardhë dhe të ftohtë po imagjinoja se si ne do të shëroheshim”, ka vijuar më tej Markle me rrëfimin e saj.

Ajo ka treguar se gjatë asaj kohe u përpoq të shfaqej e fortë dhe e guximshme në publik dhe ka kujtuar momentin kur falenderoi një gazetar që e pyeti gjatë një interviste se si ishte me shëndet.

“Unë iu përgjigja me sinqeritet, duke mos ditur që ajo që thashë do të jehonte kaq shumë tek nënat e reja dhe tek më të moshuarat, tek kushdo që në mënyrën e vet vuante në heshtje. Përgjigja ime ju dha njerëzve mundësinë për të treguar të vërtetat e tyre. Por nuk ishte përgjigja e sinqertë që më ndihmoi, por pyetja vetë”, ka shkruar Meghan.

Ajo ka shtuar se gjatë kohës që ishte shtruar në spital e shikonte se Harry-t i ishte thyer zemra dhe aty e kuptoi se do mund ta kalonte këtë eksperiencë të trishtë vetëm duke e pyetur veten, “A je mirë?”.

“Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbartësh një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak njerëz”, është shprehur Meghan duke u bërë thirrje të gjithave që të marrin kohë për të pyetur njerëzit e afërt nëse janë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat