“Nëse nuk përmbahesh, nuk je femër”/ Ana e re dhe Melisa në një diskutim interesant…

Mediale Vip

“Nëse nuk përmbahesh, nuk je femër”/ Ana e re dhe Melisa në një diskutim interesant…

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Ana

ëtë të mërkurë në “Për’Puthen” u transmetua takimi mes Ana Kaurit dhe Elvisit.

Dyshja nisi një bisedë interesante, me qëllim njohjen e njëri-tjetrit. Teksa bisedonin, ata dolën në përfundimin se afrimiteti në takimet e para është paksa i ekzagjeruar, duke nënkuptuar këtu takimin e Fatjonit dhe Melisës, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet. Kjo temë u diskutua dhe në studio, ku Melisa tha se nuk e mori personale aspak bisedën e bërë. Ajo tha se parapëlqen t’i bëjë gjërat si i ndjen e nuk e ka kompleks fare atë gjë.

Ndërsa Ana Kauri, theksoi se sipas saj nëse nuk përmbahesh para një mashkulli “nuk je femër”.

Elvisi: Ishte muhabeti, nuk kishin rast konkret. Ndoshta i ka shkuar ndërmend situata e Melisës, por nuk ka qenë konkrete. Njeriu duhet të ketë një lloj vetëpërmbajtje. Por në takim të dytë, tretë. Për gjykimin tim po, por nuk e paragjykoj. Vetë nuk do e bëja.

Ana Kauri: Unë jam e përmbajtur dhe jo të veproj në fillim, këtë doja të kuptoja tek Elvisi. Për këtë gjë ia kam drejtuar edhe pyetjen.

Melisa: Ndoshta jam e vetmja që kam bërë shumë gjeste, ndoshta e kanë pasur me mua, por nuk e mora personale. Ti mund të jesh më shumë femër si unë.

Ana Kauri: Një femër që nuk di të kontrolloj veten nuk është në nivelin që është një femër. Njeriun nga kafsha e dallojnë disa instinkte të vogla.

Melisa: Nëse do e ndjej me e puth, do e puth; ashtu e ndjej, ashtu e bëj. Nëse mashkulli është aq i cekët dhe keqkupton reagimin tim, ai nuk është për mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat