Princ Harry tregon si i ndryshoi jeta pas lindjes së djalit

Mediale Vip

Princ Harry tregon si i ndryshoi jeta pas lindjes së djalit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:46
Princ Harry dhe Meghan Markle me Archie

Princ Harry thotë se ardhja në jetë e të birit, Archie, ka ndryshuar krejtësisht konceptin e tij dhe të Meghan, për jetën.

Ai tregon se ky rrugëtim ka qenë i mrekullueshëm, por ka shumë pikëpyetje për të ardhmen e vogëlushit.

“Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Ne nuk mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm.”, shprehet ai.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi, dukesha Meghan Markle foli hapur për dhimbjen e madhe të humbjes së fëmijës së dytë. Ajo zbuloi se ka përjetuar një abort spontan në muajin korrik.

“Unë e dija, teksa shtrëngoja fëmijën e parë, se po humbja të dytin,” u shpreh Meghan në një ese për New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat