Miley Cyrus thotë se marrëdhënia e saj me Liam Hemsworth kishte ‘shumë konflikt’

Mediale Vip

Miley Cyrus thotë se marrëdhënia e saj me Liam Hemsworth kishte ‘shumë konflikt’

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Miley Cyrus, ka folur haptazi në lidhje me martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth.

Dyshja ishin në lidhje për afro 10 vjet, ndërsa u martuan në vitin 2018, për t’u ndarë vetëm tetë muaj më vonë.

Gjatë një bisede të fundit në “The Howard Stern Show”, këngëtarja e “Midnight Sky”, 28 vjeçe, diskutoi se si çifti vendosi të martohej pas djegies së shtëpisë së tyre në Malibu.

Image

Ylli i “Plastic Hearts” rrëfeu për ngjarjen e ndodhur në vitin 2018 e cila u shkatërrua nga zjarri ‘Woolsey’.

“Unë unë me të vërtetë e dua dhe e kam dashur atë shumë, shumë, shumë dhe ende e dua, gjithmonë do ta dua”.

Liam Hemsworth shet pronën në Malibu, e cila u dogj në vitin 2018 nga zjarri ‘Woolsey’

Image

 

Sidoqoftë, tha ajo, marrëdhënia mori fund sepse kishte ‘shumë konflikt’ midis saj dhe Hemsworth, tani 30 vjeç.

Pas tij, Miley ka shijuar edhe disa lidhje të reja përshirë këtu blogeren Caitlynn Carter dhe muzikantin Cody Simpson.

Në anën tjetër, Liam momentalisht është duke shijuar një romancë dashurie me modelen Gabriella Books. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat