Kida sjell poza tërheqëse nga studio muzikore

Mediale Vip

Kida sjell poza tërheqëse nga studio muzikore

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Kida

Kida erdhi atraktive me foto nga studio muzikore, ku po punon për këngët e reja.

Kida është një nga emrat më aktiv të skenës muzikore shqiptare, këngët e të cilës priten shumë mirë në publik.

Projekti më i suksesshëm i Kidës gjatë këtij viti ishte “Edhe sa”, të cilin e publikoi tre muaj më parë.

Tashmë, artistja është mobilizuar në studio muzikore, ku po punon për projektet e reja, të cilat fansat do të jenë në gjendje t’i dëgjojnë shumë shpejt.

Por, derisa punon në studio, Kida gjen kohë edhe për të realizuar fotografi të reja, disa prej të cilave i postoi së fundi në Instagram dhe duket tejet joshëse.

Në ato imazhe, ajo shfaqet krah producentit Mixey, teksa thotë se po përgatisin bashkë diçka të re.

Ndryshe, kënga “Edhe sa” ka marrë mbi 13 milionë klikime në kanalin YouTube. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat