Capital T ‘thumbon’ Mozzikun me këtë postim?

Mediale Vip

Capital T ‘thumbon’ Mozzikun me këtë postim?

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Capital T, Mozzik

Capital T dhe Mozzik duket se kanë filluar ‘dissat’ me njëri-tjetrin.

Ditë më parë, reperi Capital T ishte i ftuar në një emision, ku edhe bëri freestyle.

Ajo që të gjithë fansave ua tërhoqi vëmendjen ishte vargu “Ma reper se ti është Lori”, e cila supozohet t’i jetë drejtuar Mozzikut.

Pas kësaj, duket se dyshja nuk i kanë raportet mirë, madje fansat janë të bindur se edhe postimi i fundit i Capitalit është dedikim për Mozzikun.

“Burrni nuk blehet me kurgjo, e ju se keni”, janë fjalët e reperit në atë postim.

Ndryshe, Capital T së fundi kishte një mosmarrëveshje edhe me Ardian Bujupin, ndërsa janë munduar të sqarohen përmes videove ‘live’ në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat