Sukseset e Doruntina Arifit nuk kanë të ndalur, ja me çka po vjen trajnerja

Mediale Vip

Sukseset e Doruntina Arifit nuk kanë të ndalur, ja me çka po vjen trajnerja

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Doruntina Arifi

Ajo është vetëm 26 vjeçe dhe lirshëm mund të thuhet se hyn në listë si një ndër femrat më të reja në Kosovë duke marrë parasysh arritjet e saj.

Fjala është për bukuroshen nga Gjilani, Doruntina Arifi, për të cilën gjithçka nisi si një mësuese e ciklit të ulët dhe një trajnere personale e fitnesit, mirëpo puna dhe përkushtimi bën që të krijojë një emporium.

Një kompani të madhe që tashmë ka rrënjët e saj në disa qytete të Kosovës përfshirë këtu, Ferizaj, Prizren, Pejë, por së fundmi hapi qendrën e parë në Kosovë e më saktë në Gjilan, ku brenda saj përveç programeve të deritanishme ajo po vjen me një program të veçantë ‘TIbooty’, me të cilën po ashtu po sjell risi sërish në Kosovë.

 

E njëjta njëherësh ka edhe qendrën ‘TiBeauty’ për mirëmbajtjen e lëkurës, si biznes tjetër që solli këtë vit është edhe ushqimi i shëndetshëm ‘TiHealthy’, dhe si përfundim do të vijë edhe me linjën e saj të sportit ‘TiShop’.

Arifi citon që ëndrra e saj u bë realitet, gjersa përveç suksesit po arrin të punësojë edhe shumë femra të tjera.

Sipas saj, kjo është e gjitha që do – sepse femra duhet të jetë e pavarur.

Sikurse fjalët e Doruntinës, edhe vet emri i kompanisë së saj ka po të njëjtin kuptim (TI), që përfaqëson një femër të fortë.

"Ti mundesh" thotë ajo "sepse unë ia dola".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat