“Për dreq, më gjeti edhe mua”, moderatorja shqiptare infektohet me COVID-19

Mediale Vip

“Për dreq, më gjeti edhe mua”, moderatorja shqiptare infektohet me COVID-19

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:59
Fiori Dardha

Edhe një tjetër fytyrë publike u infektuar me koronavirus.

Moderatorja shqiptae Fiori Dardha ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një videoje në Instagram, teksa tregoi edhe se si është gjendja e saj shëndetësore.

Ajo tha se është mirë me shëndet dhe nuk ka simptoma, megjithatë gjatë kësaj periudhe dyjavore do të qëndrojë e izoluar në shtëpi.

Po ashtu, Fiori tregoi se vendin e saj në “BOOM” derisa të kthehet në punë do të rikthehet Erion Korini.

“Për dreq, më gjeti edhe mua!

Ndonese kam treguar nje kujdes te jashtezakonshem dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maske , covidit nuk i shpetova dot! 

Duke qene se jam autore dhe prezantuese e nje emisioni te perditshem, do te vazhdoj te punoj nga shtepia per te pergatitur jo vetem  “BOOM”, por per te finalizuar sa me shpejt edhe projektin tim #GOCAT 

Falenderoj Erion Korinin qe pranoi te me zevendesonte gjate diteve qe do te me duhet te qendroj e izoluar.

@rozana_radi dhe @erionkorini jane miq shume te mire dhe do te dine ta percojne kimine qe kane me njeri-tjetrin edhe tek publiku.

Kam fatin te punoj me nje staf te mrekullueshem dhe jam e bindur qe mbeshtetja e kolegeve dhe e drejtuesve te TV ORA nuk do me mungoje edhe keto dite! 

Rozi & Erion, ju vaftë mbarë! 

Kujdesuni per veten! 

Sherim te shpejte per te gjitha ata (qe si une), po perballen me Covid – 19!

Me kujdesin e perkushtim e mjekeve dhe ndihmen e Zotit, do ia dalim! 

Forca! ”, shkroi ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat