Harry Styles tregon se a ndjehet i turpëruar që ishte pjesë e “One Direction”

Mediale Vip

Harry Styles tregon se a ndjehet i turpëruar që ishte pjesë e “One Direction”

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:55
Harry Styles

Harry Styles nuk ka turp për ditët e tij në “One Direction”.

Harry Styles mund të jetë duke mbuluar kopertina revistash i vetëm këto ditë, por këngëtari ka vetëm gjëra të mira për të thënë për kohën e tij në grupin e djemve “One Direction”, shkruan CNN.

“Kur shikoni historinë e njerëzve që vijnë nga bendet dhe fillojnë karriera solo, ata e ndiejnë këtë nevojë të kërkojnë falje për faktin se ishin në grup.Mos u shqetësoni, të gjithë, nuk isha unë! Tani duhet të bëj atë që unë me të vërtetë dua të bëj.  Por ne na pëlqente të ishim në grup”, tha këngëtari i hitit “Watermelon Sugar”, në një intervistë për Variety.

Ai shtoi se megjithëse disa mund të kenë dëshirën e përgjithshme për t’i “vendosur njerëzit kundër njëri-tjetrit”, ai preferon shprehje mirënjohjeje.

“Ka të bëjë me një hap tjetër në evolucion. Fakti që të gjithë kemi arritur gjëra të ndryshme jashtë grupit tregon shumë për sa kemi punuar në të,” tha ai.

One Direction, siç e dinë shumica, lindi pasi Styles dhe katër shokët e tij të tjerë të bendit (Liam Payne, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik) u bënë në një grup nga Simon Cowell gjatë audicionit për “The X Factor”.

“Kam mësuar kaq shumë”, shtoi Styles. “Kur ishim në grup, u përpoqa të shkruaja me sa më shumë njerëz të ndryshëm. Doja të praktikoja dhe shkrova shumë keq”.

Të gjithë anëtarët e grupit vazhduan të lëshojnë projekte solo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat