Përfliten se kanë nisur një lidhje, ç’po ndodh mes Selena Gomez dhe yllit të NBA-së

Mediale Vip

Përfliten se kanë nisur një lidhje, ç’po ndodh mes Selena Gomez dhe yllit të NBA-së

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Selena Gomez dhe Jimmy Butler

Kohët e fundit është raportuar se Selena Gomez ka nisur një romancë të re dashurie me Jimmy Butler. Këngëtarja 28-vjeçare është parë duke darkuar me yllin e NBA-së në një restorant në New York.

Megjithëse dyshja nuk ka reaguar ende lidhur me këto spekulime, një burim ka konfirmuar për “E! News” se ylli i muzikës pop është shoqëruar disa herë me Butler. “Selena po i mban të hapura opsionet e saj, por ka qenë në disa takime me Jimmy-n dhe mendon se ai është një djalë i shkëlqyer“, u shpreh burimi.

“Ata u shoqëruan disa herë ndërsa Selena ishte në New York. Jimmy i kërkoi asaj të darkonin dhe kaluan shumë mirë.”, shtoi më tej burimi. Megjithëse kanë qenë në disa takime, Selena e ka marrë seriozisht shëndetin mes pandemisë.

“Selena ka qenë shumë e kujdesshme me shëndetin e saj këtë vit dhe mezi e ka lënë “flluskën” e saj të karantinës. Ajo ka qenë jashtëzakonisht e zënë duke punuar nga shtëpia për linjën e re të bukurisë dhe është shumë krenare që e ka nisur gjatë kësaj periudhe pandemie.”, u shpreh burimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat