Billie Eilish anulon turneun botëror për shkak të pandemisë

Mediale Vip

Billie Eilish anulon turneun botëror për shkak të pandemisë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 00:37
Billie Eilish

Billie Eilish vendosi ta shtyjë turneun botëror për kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Billie Eilish e ka shtyrë turneun e saj botëror “Where Do We Go” për një kohë të pacaktuar, shkruan Daily Mail.

Fituesja e “Grammy”, 18 vjeçe, shkroi në Twitter njoftimin të enjten, duke thënë se pandemia COVID-19 e ka bërë të pamundur të caktojë datat e koncerteve.

Image

Ajo e kishte shtyrë turneun e saj në fillim të këtij viti për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe u shpjegoi fansave: ‘Ne kemi provuar sa më shumë skenarë të ndryshëm për turneun, por asnjë nuk është i mundur.’

Autorja e shumë hiteve shkroi “Megjithëse e di që shumë prej jush duan të mbajnë biletat, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që t’ua rikthejmë paratë në duart tuaja sa më shpejt që të mundemi. Shikoni emailin tuaj për më shumë informacion nga pika juaj e blerjes”.

Billie shtoi: “Kur të jemi gati dhe të jetë e sigurt, do t’ju njoftojmë kur të gjithë do të jenë në gjendje të blejnë bileta përsëri për turneun tjetër”.

Ajo përfundoi në Twitter: “Ju dua shumë. Qëndroni të sigurt, pini shumë ujë, vendosni maska”.

Të martën, Billie u emërua artistja femër ‘më e transmetuar’ e Spotify e vitit 2020.

Autorja e hitit No Time To Die, i cili ka 49,736,031 dëgjues mujor në platformë, mundi Taylor Swift dhe Ariana Grande për vendin e parë.

Image

Ajo kryesoi listën, pavarësisht se nuk kishte publikuar një album që nga debutimi i saj në mars 2019.

Billie ka lansuar tre këngë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat