Dafina konfirmon bashkëpunimin me Yllin

Mediale Vip

Dafina konfirmon bashkëpunimin me Yllin

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 08:15
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani

A ju paralajmëruam se Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim? Po!

A është e vërtetë kjo? Që ç’ke me të.

Dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare kanë bashkuar forcat për të na sjellë një nga duetet më të bukura të vitit dhe ne mezi po presim.

Nuk ka detaje rreth datës së publikimit të projektit por urojmë të ndodhë para mbylljes së 2020. Ishte Dafina ajo që konfirmoi dyshimet tona, duke publikuar një video ku shihej sërish me Yllin.

Ndryshe nga herët e tjera ata ndodheshin sot në studio, ku siç duket po regjistrojnë këngën.

Kujtojmë se kjo gjë u pikas pak ditë më parë.

Shkak janë bërë fotot dhe videot e shpeshta që Ylli dhe Dafina kanë postuar së fundmi nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat