‘Ledina Celo mori këngën time’, Rovena Stefa tregon prapaskenat e Festivalit

Mediale Vip

‘Ledina Celo mori këngën time’, Rovena Stefa tregon prapaskenat e Festivalit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:21
Rovena Stefa

Diva e muzikës shqiptare, Rovena Stefa, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’.

Rovena është kthyer pas në vite, duke kujtuar festivalin e vitit 1997, kur Ledina Çelo, u shpall fituese me çmimin e parë.

 Cili projekt të ka mbetur peng në zemër? Ti ke dashur ta realizosh, por mbase dikush ia ka marrë producentit nga dora, apo për arsye të ndryshme ti nuk e ke realizuar.

Rovena Stefa: Në 97-ën e tmerrshme, kur unë isha adoleshente, dhe ishte krijuar kënga ‘Fal’ për mua. Filloi lufta, dhe unë isha me shkollë në Elbasan, ndaj nuk vija dot në Tiranë. Këngën e mori Ledina Celo, dhe fitoi çmimin e parë. Por realisht, kënga ka qenë e shkruar për mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat