Një tjetër person me famë botërore ndjek Luanën në rrjetet sociale!

Mediale Vip

Një tjetër person me famë botërore ndjek Luanën në rrjetet sociale!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Lele Pons, Luana

Disa javë më parë Luana tërhoqi vëmendjen e dy artistëve të huaj shumë të njohur, Lele Pons dhe Guaynna . Të dy ata kanë realizuar këngën “Se Te Notta”, me të cilën Luana kërceu gjatë emisionit të saj “Shiko kush luan”.

Siç duket kërcimi i Luanës ju ka pëlqyer dy këngëtarëve dhe ata e kanë shpërndarë në adresat e tyre në Instagram.

Por, kjo nuk ka mbetur me kaq.

Si duket Luana i ka rënë në sy të dy artistëve. Sikundër kishim vënë re, Guaynna e ndiqte Luanën në Instagram para se të shpërndante videon e saj.

Mirëpo, së fundmi Luana ndiqet edhe nga Lele Pons, e cila numëron mbi 40 milionë ndjekës.

Për ata që nuk e dinë Lele Pons është një prej personazheve më të njohura në Internet, si YouTuber, aktore, këngëtare, kërcimtare, modele dhe moderatore. Ajo mori famë nga Vine para se platforma të mbyllej në 2016. Që nga ajo kohë është bërë tepër e njohur, duke krijuar video komike në YouTube, ku, nga nëntori i vitit 2020, ka mbi 17 milionë subscribes.

Image
Insta

Përveç mediave sociale, Pons ka marrë pjesë në film dhe video muzikore, ka publikuar këngë dhe është bashkëautor e një romani në 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat