“Kristall”, publikohet bashkëpunimi i Azet me Nash

Mediale Vip

“Kristall”, publikohet bashkëpunimi i Azet me Nash

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Azet

Reperi i njohur nga Podujeva, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, tash e një kohë ka nisur përgatitjet për albumin e ri.

Artisti, i cili pëlqehet mjaft shumë nga publiku, ka lansuar një nga këngët e këtij albumi.

Ai ka bashkuar forcat me reperin Nash, projekti i të cilëve mban titullin “Kristall”.

Kënga e lartpërmendur në gjuhën gjermane do të jetë pjesë e albumit të ri të Azet, me po të njëjtin titull.

Albumi “Kristall” ndërkaq do të publikohet më 18 dhjetor të këtij viti.

Projekti tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore, përfshirë YouTube, Spotify etj. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat