Aurela Gaçe dedikim për këngëtaren: Të kam admiruar që kur dole në skenë herën e parë

Mediale Vip

Aurela Gaçe dedikim për këngëtaren: Të kam admiruar që kur dole në skenë herën e parë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Aurela Gaçe dhe Adelina Ismajli

Këngëtarja Aurela Gaçe, ka bërë një dedikim me fjalë zemre për miken dhe kolegen e saj Adelina Ismajli.

Aurela do të jetë e ftuar sot në emisionin “Tetë a tetë” me Adelinën, e ndaj nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet pasi nuk kanë patur mundësi të takohen shpesh e të bëjnë biseda të gjata e të frytshme.

Shënimi i Aurela Gaçes

Mbase ne të dyja s’kemi pasur mundësinë te rrufisim kafe te gjata e te shijojmē shoqērinē e njēra-tjetrës e mbase largësia s’na ka dhene mundesine te jemi shoqe, por, kjo s’mê ka penguar të shpreh admirimin tim për Adelinën. Kjo,jo sot. Absolutisht që jo. E kam admiruar qysh kur e kam parë pēr herë të parë në skenē dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjaté viteve.

Unë i dua guximtaret , sidomos kur ato jane vajza.

Adelina është kjo që eshte sepse ka qënë e vërtetë ne atë qē shfaqte në skenë, qysh fëmijë ,në adoleshencē e tani.
Në fund te fundit ne percjellim energjitē, valët tona , e ajo,@adelinaofficiel mua më ka percjellë energjinë e njeriut qê do skenën në të gjitha dimensionet.

Kur mora ftesën te jem e ftuar në programin e saj, thjeshte nuk mund te refuzoja dikë që admiroj e respektoj… shkova të ndaj energjinë me të,si.me një mike te vjetër tek e cila ke besim se të jep vetëm dashuri.

Sot ,ora 21.00 në “TETË A TETË ” me një dhe të vetmen,Adelinën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat