​Pas vdekjes së tij, zbulohen lidhjet jashtëmartesore të Maradonës

Mediale Vip

​Pas vdekjes së tij, zbulohen lidhjet jashtëmartesore të Maradonës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:39
​Pas vdekjes së tij, zbulohen lidhjet jashtëmartesore të Maradonës

Dashuria midis Carmen Di Pietro dhe Diego Armando Maradon këto ditë ka zënë faqen e para të mediave. Pas vdekjes së legjendës së futbollit disa të pathëna mbi lidhjen e tyre janë zbuluar.

Italiania ka pranuar në “Grand Hotel” se pasioni me ish-futbollistin lulëzoi më 1991, kur ai ishte ende i martuar me Claudia Villafane, me të cilën kishte vajzat Dalma dhe Giannina.

Në atë periudhë Maradona luante me Napolin dhe me bukuroshen italiane janë takuar gjatë një feste.

Diego nuk ishte i bukur, por kishte gjithë ato kaçurrela të errëta, një buzëqeshje magjepsëse dhe një trup muskulor, që e bënin shumë seksi. Ai bëri hapin e parë.

Atë natë, para se të largohej, u afrua pranë meje dhe më pyeti nëse doja ta shihja përsëri në një vend më pak të mbushur me njerëz. Unë i thashë po dhe kështu caktuam një takim për ditën tjetër, në një hotel pranë stacionit. Kështu filloi një ndërlidhje sekrete, që zgjati rreth një vit e gjysmë.

Diego dhe unë takoheshim 4-5 herë në muaj, zakonisht pasdite. Por më e mira ishte kur kalonim natën së bashku. Përqafoheshim duke parë qiellin nga tarraca e hotelit si dy adoleshentë. Diego ishte i tillë. Ai do të kishte shpikur gjithçka për të më parë. Unë do të rrezikoja gjithçka për ty, më thoshte”-tregon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat