Dafina Zeqiri konfirmon bashkëpunimin me Yll Limanin

Mediale Vip

Dafina Zeqiri konfirmon bashkëpunimin me Yll Limanin

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:44
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani

Është konfirmuar bashkëpunimi i këngëtarëve të njohur shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani.

Dyshja kanë bashkuar forcat për herë të parë në një projekt muzikor dhe ky pritet të lansohet këtë muaj.

Siç njofton artistja përmes një postimi të ndarë në InstaStory, projekti i tyre mban titullin “Mos shko”.

Ajo mes tjerash ka etiketuar producentin Rzon dhe reperin Elinel, të cilët po ashtu duket se qëndrojnë prapa kësaj kënge.

“Dafina Zeqiri ft Yll Limani, dhjetor. Mos shko”, ka shkruar ajo.

Ky do jetë bashkëpunimi i parë i dyshes, i cili besohet se do shndërrohet në një nga të preferuarat e këtij viti.

Dafina dhe Ylli ndërkaq janë dy nga artistët më të suksesshëm të estradës që shquhen për vokalin e tyre të veçantë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat