“Janë materialiste, nuk e kanë të gjatë”, Saimiri bën deklaratën e fortë për vajzat e “Love Story”

Mediale Vip

“Janë materialiste, nuk e kanë të gjatë”, Saimiri bën deklaratën e fortë për vajzat e “Love Story”

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 07:16
Saimiri

Princi modern i “Love Story”, Saimiri, ende nuk ka treguar tërheqje ndaj ndonjë vajze në spektakël, megjithatë duket se ai i ka njohur karakteret e tyre. Në një intervistë për revista “Class”, ai ka treguar se disa prej vajzave në spektakël janë materialiste, që janë aty vetëm për famë, ndaj nuk e kanë të gjatë qëndrimin në “Love Story”.

Saimiri nuk ka preferuar të flasë me emra, por deklarata e tij ka qenë vërtetë shumë e fortë.

“Nuk dua të përmend emra, por sigurisht që kam vënë re se ka edhe vajza materialiste që kanë ardhur në këtë spektakël për të bërë famë. Megjithatë, rrini të qetë, se nuk e kanë të gjatë“, është shprehur princi modern.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur ndonjëherë frikë se një vajzë do joshet për pasurinë që ka, për faktin se e di shumë mirë që ajo që do e dashurojë do e dojë për shpirtin e tij e jo për gjërat materiale. Ndërkohë se si do e presin vajzat këtë deklaratë nuk dihet, por me siguri kjo do të komentohet gjatë spektaklit ditën e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat