Loredana bën gjestin fisnik, dhuron shumën marramendëse për fëmijët në nevojë

Mediale Vip

Loredana bën gjestin fisnik, dhuron shumën marramendëse për fëmijët në nevojë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 07:57
Loredana

Mbrëmjen e sotme në Gjermani është mbajtur eventi i bamirësisë “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët), në të cilën kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur. Mes tyre ka qenë e pranishme edhe Loredana që ka bërë një gjest shumë fisnik për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë.

Reperja ka dhuruar plot 100 mijë euro dhe ka bërë një deklaratë që ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo është shprehur se është vetë nënë e një vajze, Hanës, dhe dëshiron që të gjitha mamatë të kenë mundësinë të përjetojnë momentet më të bukura të fëmijëve të tyre njësoj si ajo.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, ka thënë Loredana dhe ajo ka marrë shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë.

Çdo euro që mblidhet në këtë event do të shkojë për ndërtimin e shkollave e kopshteve, jetimoreve e fushave sportive, financimin e operacioneve të vështira për fëmijët, ndihma në zonat e prekura nga katastrofat natyrore, mbështetjen e kërkimeve për kancerin tek fëmijët e shumë më tepër.

Loredana është një nga emrat më të përfolur të momentit në Gjermani. Para pak ditësh ajo mori titullin si reperja më e dëgjuar në Spotify në gjithë Gjermaninë. Ajo arriti të mposhte artistë të njohur gjerman si Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat