“Ata më quanin dele, më thanë se vija erë. Për të gjithë ishin shaka, unë i mora seriozisht”, rrëfimi i këngëtares për ngacmimet nga bashkëmoshatarët

Mediale Vip

“Ata më quanin dele, më thanë se vija erë. Për të gjithë ishin shaka, unë i mora seriozisht”, rrëfimi i këngëtares për ngacmimet nga bashkëmoshatarët

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:48
Arisa

“Kur u rrita, sigurisht që nuk isha ndër vajzat më të bukura. Shokët talleshin me hundën ose sepse nuk kisha shumë rroba. Për të tjerët këto ishin shaka, ndërsa unë i mora seriozisht, më rënduan”. Kjo është historia që rrëfyer në Corriere della Sera nga Arisa, e cila ditët e fundit përmes Instagram kishte publikuar një mesazh të bazuar në vetë-pranim dhe pozitivitet të trupit.

Këngëtarja zbulon vështirësitë në marrëdhëniet me aspektin fizik, si dhe kujton disa episode të së kaluarës. Ajo rrëfeu se ishte bullizuar:

“Unë jetoja në fshat, babai im ka pasur gjithmonë kafshë dhe ka ndodhur që ai të më merrte për të kullotur delet afër rrugës ku kalonte autobusi me ‘miqtë’ e mi. Dikush filloi të më thërriste dele, duke më thënë se qelbesha në erë”.

Këngëtarja vazhdoi historinë duke përmendur episodet e tjera:

“Dikur ata mbushnin banjën e institutit me shkrime ofenduese ndaj mësuesit, duke shënuar në fund emrin tim. Ata më pezulluan për tre ditë: të gjithë e dinin që nuk isha unë”.

Këngëtarja më pas foli për marrëdhëniet me mjekësinë estetike:

“Unë e kaloja kohën time duke u parë në pasqyrë. Duke parë veten time më të bukur, mendova se ishte mënyra për të mbushur boshllëqet, kështu që fillova të bëj ndërhyrje dhe të merrem më shumë me të. Unë pashë shumë kirurgë që më thoshin: a je vërtet e sigurt?” […] “Atëherë […] Kuptova që trupi ynë duhet të jetë shprehja e asaj që jemi: nuk ka kuptim të shtiremi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat