Shqipe Hysenaj fton publikisht në një takim reperin e njohur shqiptar!

Mediale Vip

Shqipe Hysenaj fton publikisht në një takim reperin e njohur shqiptar!

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Shqipe Hysenaj

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ishte një ndër të ftuarat e emisionit të Luana Vjollcës mbrëmjen e kaluar, “Shiko Kush Luan”.

Gjatë lojrave dhe intervistave në studio, Shqipja s’mundi t’i shpëtonte disa pyetjeve pikante.

E pyetur se cili personazh VIP e kishte ngacmuar në rrjete sociale, ish-konkurrentja preferoi të mos tregonte asnjë emër, duke u shprehur se asnjë VIP nuk e kishte ngacmuar.

Në një tjetër pyetje, Shqipes iu kërkua të tregonte emrin e një personazhi të njohur shqiptar, të cilin do ta ftonte live për një “date”.

Shqipja përmendi emrin e Noizy-t, duke shtuar se i pëlqen këngët e tij dhe është një prej artistëve të saj të preferuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat