Robin Krasniqi jep detaje nga marrëdhënia me Heidi Lushtakun: Nuk ka përfunduar gjithçka

Mediale Vip

Robin Krasniqi jep detaje nga marrëdhënia me Heidi Lushtakun: Nuk ka përfunduar gjithçka

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:48
Robin Krasniqi

Kampioni i botës në boks Robin Krasniqi ka zbuluar detaje nga jeta e tij private.

Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën”, Krasniqit njësoj si të gjithë të ftuarve të tjerë iu bë një pyetje, e cila ishte: “Robin, ke qenë në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku. Mediat kanë aluduar për një rikthim tuajin së bashku. Ndaj në “Shiko Kush LUAN”, duam të dimë a jeni apo jo në lidhje me Heidin. Ndaje me ne sot ose kovën…”

Teksa të gjithë nga salla i thonin tërhiq kovën, Krasniqi zgjodhi të përgjigjet. Ai na tregoi se është e vërtetë që kanë patur një problem në lidhjen e tyre ashtu siç ka çdo çift,por ama gjërat nuk kanë përfunduar.

“Si çdo njoni që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo sen”

Madje në intervistën e dedikuar Robin Krasniqit e titulluar “Kampion në boks dhe në jetë!” Krasniqi na pranoi se ka patur plane për martesë këtë vit, por njësoj si shumë çifteve të tjera, këto plane ua ka prishur Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat