Jonida Vokshi: Për Emin dua një motër dhe një vëlla tjetër, vajza i ngjan më shumë…

Mediale Vip

Jonida Vokshi: Për Emin dua një motër dhe një vëlla tjetër, vajza i ngjan më shumë…

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:17
Jonida Vokshi me vajzën dhe nënën

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishte moderatorja Jonida Vokshi. Me ardhjen e Emit në jetë, Jonida nuk lë rast pa na treguar entuziazmin e muajve të parë të prindërimit.

Vokshi ka zbuluar ndër të tjera se nuk do dëshironte që Emi të ishte vajzë e vetme. Përkundrazi, dy motra ose një vëlla do të ishin ideal për vogëlushen.

“Po e shty edhe fare pak, nuk është çudi pasi e kam shprehur dëshirën për familje të madhe dhe vazhdoj po njësoj. Do dëshironim shumë që të kishim një vajzë të dytë dhe djalë të tretin ose tre vajza. Çfarë të jetë e shkruar dhe kur të jetë e shkruar. Dëshira është e madhe, nuk besoj të jetë në 2021, kam përshtypjen se perfeksioni nga gjithçka kam parë nga vitet në diferencë mes fëmijëve. Dua ta shijoj, ti jap gjithë vëmendjen e botës Emit”.

Jonida thotë se vajza i ngjan më tepër partnerit dhe tashmë është pajtuar me këtë fakt!

 “Sa i ngjan Besnikut. E kam patur shumë të vështirë ta pranoj. Por tani jam pajtuar me këtë fakt. Do doja shumë të më ngjante, por në fund të ditës ka totalisht hijen e Besnikut por kanë disa tipare që s’mund ta përcaktojmë ende se kujt i ngjan, por jam shumë e lumtur që Emi i ngjan Besnikut dhe ai është zgjedhja ime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat