Gigi Hadid publikon pamjet e rralla nga dhoma e vajzës

Mediale Vip

Gigi Hadid publikon pamjet e rralla nga dhoma e vajzës

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
Gigi Hadid

Gigi Hadid ka sjell imazhe nga dhoma e vajzës së saj me Zayn Malik.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik disa javë më parë u bënë prindër ku lajmin e bënë të ditur përmes Instagramit.

Gigi ka ndarë në rrjete sociale foto nga dhoma e vajzës, që duket mjaft e ngrohtë dhe shumë stil.

Image

Përpos kësaj modelja ka postuar edhe disa foto nga shtatzënia, të cilat nuk i kemi parë kurrë më parë.

Në njërën prej tyre ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe ka treguar se është shkrepur një ditë para lindjes së vajzës.

Image

Ajo ka treguar se dekorimi dhe përgatitja e dhomës për të voglën e ka ndihmuar shumë që të përgatitej për jetën e re si nënë.

Nga postimet e Gigi-t duket se pjesa më e veçantë nga dhoma e vajzës është një pjesë muri e mbushur plot me libra fëmijësh të dhuruar nga miqtë e saj të ngushtë dhe të Zayn.

Është mësuar se çifti i famshëm po jetojnë prej thuajse një viti në një fermë në Pensilvani, që është në pronësi të nënës së modeles, Yolanda Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat