“Shpesh janë të huajt që ju ndihmojnë, mos prisni gjithmonë mbështetje në familje”- Angelina Jolie jep këshilla për gratë që dhunohen: Vetëm ju e dini rrezikun me të cilin përballeni

Mediale Vip

“Shpesh janë të huajt që ju ndihmojnë, mos prisni gjithmonë mbështetje në familje”- Angelina Jolie jep këshilla për gratë që dhunohen: Vetëm ju e dini rrezikun me të cilin përballeni

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Angelina Jolie

Edhe përpara përhapjes së pandemisë së koronavirusit, dhuna ndaj grave kishte arritur përmasa të mëdha. Sipas UN Women, 243 milionë gra dhe vajza në botë u dhunuan nga partneri gjatë vitit të kaluar dhe më pak se 40% e grave që përjetojnë dhunë e raportojnë atë ose kërkojnë ndihmë.

“E vërteta është, jeta e një gruaje nuk renditet në mënyrë të barabartë me atë të një burri, shumë më universalisht sesa ne jemi të gatshëm të pranojmë,”- tha Angelina Jolie. “Dhuna seksuale e lidhur me konfliktin është një manifestim i këtij realiteti.”

Aktorja, regjisorja dhe aktivistja e njohur theksoi se qeveritë dhe liderët politikë “besojnë në të drejtat e grave dhe vajzave vetëm deri në një pike, në pikën që nuk bie ndesh me biznesin dhe tregtinë, ose me interesa të caktuar politikë.”

Ajo theksoi se barazia gjinore është të paktën një shekull larg dhe se dhuna në familje është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë.

Gjatë një interviste për “Harper Bazar”, Angelina Jolie dha këshilla për femrat që frikësohen se do të përballen me abuzime dhe Krishtlindjeve dhe periudhës së festave: “Bisedoni me dikë, mundohuni të gjeni njerëz që ju mbështesin dhe mbani kontakte me ta në raste urgjente. Mund të bini dakord për të përdorur një kod me një mik apo anëtar të familjes, që tregon se po dhunoheni. Sado që është e trishtueshme të thuash, nuk mund të mendosh se të gjithë miqtë dhe familja gjithmonë do të besojnë dhe të mbështesin. Shpesh janë njerëz të huaj ata që ju ndihmojnë. Ose viktima të tjera, grupe mbështetëse. Mbi të gjitha jini të kujdesshme, vetëm ju me të vërtetë e dini rrezikun me të cilin përballeni dhe derisa të gjeni mbështetjen tuaj, mund të ndiheni mjaft vetëm.”

Ndërsa u pyet për arsyen përse i mbron të drejtat e grave, ajo u shpreh: “Unë i vlerësoj gratë. Nuk mund të duroj të shoh vuajtjet me të cilat përballen kaq shumë gra dhe sa pak përgjegjësi ka. Shoh të njëjtat modele të përsëritura në të gjithë botën. Gratë janë të prekshme sepse shoqëritë nuk janë të barabarta. Dhuna në familje ose me bazë gjinore nuk merret mjaftueshëm seriozisht askund dhe shpesh kemi anashkaluar traumën dhe dëmtimin e që kanë pësuar fëmijët që dëshmojnë ose përjetojnë dhunë, në shtëpitë e tyre “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat