Pas 42 vitesh familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për festat e fundvitit

Mediale Vip

Pas 42 vitesh familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për festat e fundvitit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Pas 42 vitesh familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për festat e fundvitit

Bota së fundmi është duke u përballur me virusin Covid-19, dhe kjo ka bërë që çdo gjë të mos jetë më si më parë.

Si pasojë e kësaj gjendje, familja Kardashian këtë vit ata nuk do të festojnë festën e vitit të ri siç kanë bërë për 42 vite rresht, si duket këtë vit ata do të dalin nga skenari dhe nuk do të bëjnë festë.

Festa ka qenë traditë për 42 vite me radhë në shtëpinë e tyre, që në vitin 1978, mirëpo tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Këtë e ka bërë të ditur Khloe Kardashian ku ka njoftuar në rrjete sociale se festa e tyre për këtë vit është anuluar.

“Rastet COVID po dalin jashtë kontrollit në Kalifoni”, shkruan ajo duke shtuar më pas,  “Kështu që ne vendosëm që nuk po bëjmë një festë në prag të Krishtlindjes këtë vit. Është hera e parë që nuk do të kemi një ndejë në prag të Krishtlindjes që nga viti 1978 besoj”.- është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat