Charlize Theron bën shaka duke krahasuar veten me Kylie Jenner në një fotografi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale

Mediale Vip

Charlize Theron bën shaka duke krahasuar veten me Kylie Jenner në një fotografi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Charlize Theron

Ylli amerikan, Charlize Theron, duket se ka gjetur sozinë e saj.

Aktorja 45 vjeçare ka ndarë një fotografi të vetes dhe të Kylie Jenner të mërkurën në rrjete sociale, me anë të së cilës ka ngjallur reagime të shumta.

Në stilin unik të Jenner, 23 vjeçarja shfaqet në formë të mahnitshme teksa pozon para ca rrezeve dielli duke vënë në fokus buzëkuqin rozë.

Image

Theron, në anën tjetër, është shfaqur në një pozë si të Kylie por me buzëkuq të theksuar, ku në bazë të dorës së vogël që ndodhet pranë fytyrës së saj duket se këtë e ka aplikuar vajza e saj pesë vjeçe, August.

Fituesja e ‘Oscar’ duke bërë shaka shkroi, “Kush është, kush?”.

Pasi artistja publikoi këtë foto në Instagram, Jenner u përgjigj, me një sërë ‘emoji’ duke qeshur dhe me disa ‘emoji’ të buzëkuqit.

Në komente, fansat po ashtu nuk munguan me reagimet e tyre.

“Ju jeni më e bukur, sytë e tu janë të mrekullueshëm, ju keni fituar zemrën time”, shkroi një përdorues i Twitter.

“Nuk po mund të ju dalloj”, shkroi një tjetër.

Një i tretë gjithashtu shtoi, “Ju jeni vlerësuar me miliona komplimente dhe do të shpenzoj gjithë jetën time për të treguar se sa e mrekullueshme jeni”. 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat