E quajti publikisht “zemra ime”, ja cila është bukuroshja zeshkane që i ka “rrëmbyer zemrën” Getinjos

Mediale Vip

E quajti publikisht “zemra ime”, ja cila është bukuroshja zeshkane që i ka “rrëmbyer zemrën” Getinjos

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Getinjo

Zbulohet zeshkania “e Getinjos”.

Tre ditë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”.

Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët dhe deri tani, kënga i ka kaluar 2.6 milion klikime në Youtube.

Të shumtë janë ata që i kanë mbështetur djemtë në rrjete sociale, duke ndarë pjesë të këngës së tyre në instagram.

Image

Getinjo dhe Mozzik kanë ripostuar videot e fansave në llogaritë e tyre, mirëpo veprimi i fundit i Getinjos na habiti të gjithëve.

Njërën prej video të një modeleje bukuroshe zeshkane, reperi e ka shoqëruar me mbishkrimin e madh “zemra jem”.

Vajza në fjalë quhet Rina dhe është shqiptare e Kosovës.

Ende s’e dimë ç’raport ka Getinjo me bukuroshen, mirëpo fansat po presin sa më parë një shpjegim nga reperi!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat