Stresi shfaqet në makinën e tij

Mediale Vip

Stresi shfaqet në makinën e tij

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Stresi

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë në mesin e protestuesve pasditen e djeshme që u zhvillua përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha, që u vra nga efektivi i forcave “Shqiponja”.

Në një prononcim për tvklan.al përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, aty ku ishin grumbulluar fillimisht protestuesit, Stresi është shprehur se protestën e ka organizuar ai. Mëngjesin e sotëm ai është shpallur në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme.

Mbi Stresin tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale: “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Por mesa duket reperi nuk është shqetësuar aspak nga këto akuza dhe para 1 ore ai ka publikuar një video në Instastory duke udhëtuar me makinën e tij dhe duke kënduar këngën e tij më të fundit “Archimed”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat