“Desh e hëngri të gjallë”, plas xhelozia mes vajzave në “Love Story”

Mediale Vip

“Desh e hëngri të gjallë”, plas xhelozia mes vajzave në “Love Story”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Saimiri

Java e katërt e emisionit të dashurisë “Love story” ka shfaqur edhe xhelozitë e para mes vazave.

Tre prej tyre, Enxhëll, Suela dhe Arjana janë bërë shoqe me njëra-tjetrën, mirëpo kur vjen puna tek Saimiri, asnjëra nuk fal.

Gjatë intervistës në “Daily Love Story”,Arjana është pyetur nga gazetarja e programit “Daily Love Story”, Xhesi Muçaj, nëse ndjen xhelozi për takimet e shoqeve të saj, duke qenë se ajo ende nuk e ka pasur një takim të gjatë me 33-vjeçarin.

Në fillim Arjana tha me shaka se Suela desh e hëngri të gjallë Saimirin dhe më pas u shpreh me zë të ulët që ishte e mërzitur.

Xhesi: Arjana pse je mërzitur ti?

Arjana: Uaaa, desh e hëngri të gjallë të shkretin.

Enxhëll: Jo, vajza u rrëzua padashje. Mos jep moj koment!

Arjana: Nuk u bëra xheloze, u emocionova jashtëzakonisht shumë sepse ishte diçka që e ka ndjerë.

Xhesi: Si shkoi kërcimi me Saimirin?

Arjana: Kërcyem shumë pak. U mërzita.

Xhesi: Ti Arjana bën zhurmë?

Arjana: Unë nuk bëj zhurmë, unë dukem. Nuk kam nevojë fare për mikrofon të them që jam seksi apo të bëj zhurmë. Doja të thoja diçka që vajzat këtu nxisin xhelozi, për të fundosur vajzat e tjera dhe për të dalë vetë mirë.

Kjo deklaratë erdhi pasi Enxhëll u shpreh se Saimiri i kishte thënë në vesh që vajzat që bëjnë zhurmë nuk i hyjnë fare në sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat