Rovena Stefa: Turp për artistët që merren me Lali Erin dhe nuk reagojnë për vrasjen e Klodianit

Mediale Vip

Rovena Stefa: Turp për artistët që merren me Lali Erin dhe nuk reagojnë për vrasjen e Klodianit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:22
Rovena Stefa

Këngëtarja e Rovena Stefa kërkon sensibilizim të artistëve për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rashës. Ajo kritikon heshtjen atyre që bashkëpunojnë Erion Veliajn.

Në një postim në Facebook, Stefa shkruan se në këto ditë të zeza po vriten të pafajshmit.

Postimi i plotë:

Drejtesi per Klodianin #unejamklodiani 
Turp e faqe e zezë për të gjithë ata Vipsa Çipsa, që rrinë gjithë kohën duke bërë Giveaëay e në këto ditë të zeza që po vriten të pafajshmit, jo vetëm që nuk reagojnë, por në të kundërt të asaj që pritet më së paku nga një qënie humane e jo më nga një artist, merren si gjithmonë me plastikat e Lali Erit që shyqyr që zemërata e njerëzve të pastër, të pablerë dhe të painkriminuar nga dokrrat e kotësisë, i hodhën si zhele në tokë duke u çjerrë maskën e Hipokrizisë më të madhe që është parë gjatë dekadave të fundit, Atë të Pandemisë Kovidiane. Bravo @stresi e shumë bij nënash që ju shkatërruan fasadën fallco që ju mundoheni të shisni, shkëlqimin tuaj të rremë, përkundër popullit tuaj që sot vuan e përpëlitet për kafshatën e mjerimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat