Ardian Bujupi publikon perlën e radhës!

Mediale Vip

Ardian Bujupi publikon perlën e radhës!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:11
Ardian Bujupi

Dita e enjte na kishte rezervuar shumë surpriza në muzikë pasi disa prej artistëve më në zë kanë ardhur me projekte të reja.

Dhe pa e tepruar njëra është më e bukur se tjetra.

Mes tyre është edhe Ardian Bujupi, i cili ka lançuar “Nur noch einmal”, një këngë e gjitha në gjermanisht. “Vetëm edhe një herë” thotë reperi në këtë këngë ku vjen solo, pas disa bashkëpunimesh.

Është kjo kënga e fmashme për të cilën Ardian Bujupi na bëri për ujë të ftohtë disa ditë më parë kur publikoi një video ku shihej i plagosur nga një aksident rrugor. Më pas ai shpjegoi se ishte e gjitha për hir të klipit!

Ardiani është një nga artistët më aktiv në tregun e muzikës shqiptare dhe atë gjermane, pasi ai publikon çdo muaj disa projekte.

Pandemia duket se ka ndikuar pozitivisht në krijimtarinë artistike të tij, pasi në këtë vit ka sjell mbi 10 këngë.

Projekti i fundit i Ardianit ishte bashkëpunimi me artistin austriak Nazar, për këngën që quhet “Marilyn Monroe”.

Kënga ndodhet në të gjitha platformat online, teksa Ardiani na theu zemra me refrenin e këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat