U martua në fshehtësi? Flet më në fund Taylor Swift

Mediale Vip

U martua në fshehtësi? Flet më në fund Taylor Swift

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Taylor Swift

Taylor Swift ka mohuar thashethemet rreth martesës.

Taylor Swift ua bëri kokën lëmsh fansave, të cilët besuan se fustani i bardhë që ajo veshi në videon e re muzikore, tregon se ajo është martuar, por ajo nuk ka marrë epitetin “Zonjë”, para emrit të saj, shkruan TMZ.

Taylor lansoi ​​albumin e saj të 9-të “Evermore” të premten dhe u dha fansave një video muzikore për singlin, “Willow”.

Në video, ajo vesh një fustan me dantella të bardha me një shirit koke me lule, një shenjë e sigurt për fansat  se ajo është kurorëzuar me të dashurin e saj afatgjatë, Joe Alwyn.

Sidoqoftë, përkundër asaj që fansat duan të besojnë, burimet pranë saj tregojnë se Taylor dhe Joe nuk janë të martuar dhe veshja është vetëm thjesht një fustan.

Brenda tekstit të këngëve, fansat kanë gjetur mesazhe të fshehura.

Kënga “Long Story Short” duket se i referohet grindjes së Taylor më 2016 me Kim dhe Kanye, duke kënduar, “Unë u përpoqa të zgjidh betejat e mia derisa të më merrte beteja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat