Eni ndan video teksa i qëndron pranë Genc Prelvukajt në spital

Mediale Vip

Eni ndan video teksa i qëndron pranë Genc Prelvukajt në spital

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:25
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.

Këngëtari tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.

“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.”

“Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.” shkroi Genci.

Ndërsa në mbrëmjen e djeshme partnerja e tij këngëtarja Eni Koçi ka publikuar një Instastory ku shihen të jenë së bashku në spital.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat