Taylor Swift zbulon emrin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik!

Mediale Vip

Taylor Swift zbulon emrin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik!

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Taylor Swift, Gigi Hadid me vajzen e saj

Që kur Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator, ata e mbajtën sekret emrin e saj. Deri tani kanë qarkulluar shumë teori nga fansat që po bëjnë të pamundurën për ta zbuluar, por asnjëra prej tyre s’ është konfirmuar.

Së fundmi po qarkullon një teori sipas së cilës vajza e tyre mund të quhet Dorothea, falë një kënge në albumin e  Taylor Swift, e cila mban këtë titull.

Nëse kjo gjë ju tingëllon paksa e pabesueshme, duhet ta dini diçka që Swift ka bërë më parë. Në albumin e saj të karantinës “Folklor” ajo zbuloi emrin e fëmijës së tretë të mikut të saj Ryan Reynolds dhe Blake Lively, Betty, para se ata ta ndanin me fansat.

Swift krijoi tre personazhe në këngën e saj që i quajti si tre fëmijët e tyre: James, Inez dhe Betty.

Por, si arritën fansat në përfundimin se këtë herë Taylor ka zbuluar emrin e fëmijës së mikeshës së saj të ngushtë?

Disa javë më parë, Gigi ndau disa foto në Instagram nga shtatzënia e saj, mes të cilave edhe një me partnerin e saj, Zayn. Ajo shkruajti krah tyre: “Në gusht, duke pritur vajzën tonë”.

Swift ka një këngë në “Folklor” me titull ‘August’ që renditet e tetë. Dhe “simotra e saj” në albumin e ri “Evermore” mban titullin ‘Dorothea’.

Taylor ka shpjeguar se fabula e kësaj këngë lidhet me “një vajzë që u largua nga qyteti i saj i vogël për të ndjekur ëndrrën Hollivudiane”.

Në një bisedë me fansat para se të dilte albumi, Swift tha se gjithmonë e imagjinonte që personazhi i saj, Dorothea, të shkonte në të njëjtën shkollë me Betty, James dhe Inez. Kjo mund të jetë një mënyrë e saj për të bërë bashkë të gjithë fëmijët e miqve të saj.

Tani për tani, kjo është vetëm një teori – pasi as Taylor dhe as Gigi nuk kanë reaguar rreth këtyre thashethemeve. Por ne e dimë që Swift pëlqen që këngët e saj t’i lidhë me jetën reale dhe s’do ishte çudi nëse këtë herë do na zbulonte emrin e “mbesës së saj”.

E vetmja gjë që nuk shkon në këtë mes është se fakti se Swift tha në një intervistë se ‘Dorothea’ ishte kënga e parë që ajo shkroi për albumin. Dhe nëse Gigi lindi në shtator, kjo do të thotë që Taylor e ka përfunduar të gjithë albumin për dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat