I treti, i vërteti - Fisnik Syla plotëson kriteret për të qënë burri ideal për Fjolla Morinën

Mediale Vip

I treti, i vërteti - Fisnik Syla plotëson kriteret për të qënë burri ideal për Fjolla Morinën

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Fjolla Morina së fundmi njoftoi se i ka dhënë fund beqarisë me Fisnik Sylën.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook duke ndërruar statusin nga beqare në e martuar.

Të njejtën gjë bëri dhe biznesmeni i cili publikoi dhe një foto të këngëtares duke e shoqëruar me nëj emoji zemër dhe ku shkruante : Lovely Fjolla Morina.

Por komentuesit shkruajnë se, me sa duket, biznesmeni i ka plotësuar kriteret e Fjollës për burrin e ëndrrave, duke e etiketuar si të tretin, të vërtetin, pas dy dështimeve të mëparshme.

Ndërsa ishte në “Arrest shtëpie”, Fisnik Syla i propozoi këngëtares për martesë dhe pa dyshim që Fjolla Morina iu përgjigj “Po”, pasi ai plotëson disa kritere për të: I ri, i pasur, i divorcuar.

Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që i ndryshoi jetën u zbulua pas arrestimit të këngëtares në Pikën Kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë.

Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia bleu disa ditë para ngjarjes.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat