Fjolla Morina ndryshon status, si është e vërteta e martesës?

Mediale Vip

Fjolla Morina ndryshon status, si është e vërteta e martesës?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
Fjolla Morina, dhe partneri i saj, Fisnik Syla

Ditët e fundit në portale qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, dhe partneri i saj, Fisnik Syla, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Nisur nga fakti që Fjolla dhe Fisniku ndërruan statusin në llogaritë e tyre sociale, të gjithë besuan se, ashtu siç deklaroi pak javë më parë, këngëtarja dhe biznesmeni i njohur i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit.

Por lajmi i shpërndarë në disa portale nuk rezulton të jetë i vërtetë. Prive ka mësuar se Fjolla dhe Fisniku nuk janë martuar ligjërisht me njëri-tjetrin, madje as nuk kanë organizuar në fshehtësi ndonjë ceremoni martese. Kjo e fundit, siç deklaroi Fjolla pak kohë më parë, pritej të ndodhte brenda vitit, por ende nuk e dimë nëse është shtyrë për një kohë të dytë, për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia.

Po ndryshimi i statusit?

Ka ndodhur thjesht dhe vetëm sepse të dy ndihen si të martuar. Gjithsesi, nuk do të mbetet me kaq. Hapat drejt këtij vendimi pritet të merren shumë shpejt, ndonëse Fjolla ende nuk e zbulon kur do të ndodhë.

Me siguri, këngëtarja po pret të mbyllë edhe çështjet ligjore që ka me drejtësinë shqiptare, pas kapjes me armë në pikën e kalimit kufitar Kukës - Morinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat