Vajza e Heidi Klum në kopertinën e “Vogue”

Mediale Vip

Vajza e Heidi Klum në kopertinën e “Vogue”

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:56
Heidi Klum

Bëmë mama të të ngjaj. Shprehja duket se merr kuptim për Leni Klum vajzën e ish-modeles Heidi Klum që debuton në botën e modës në kopertinën e Vogue Germany dhe përgatitet të hedhë hapat në gjurmët e nënës së saj.

E lindur 16 vjet më parë nga marrëdhënia e yllit të pasarelave me Flavio Briatore, ajo ndihet e sigurt në potencialin e saj. “Për mua modelimi është çështje gjenesh”, tha ajo për revistën.

Nënë e bijë pozuan së bashku, të veshura me rroba të stilit mashkullor. Për Klumin e vogël, modelingu ka qenë gjithmonë një ëndërr, por asaj iu desh të bindte nënën e saj që ishte skeptike.

Image

Tashmë duket se Heidi është krenare për vajzën e saj gjë qe ka shprehur me postimin e kopertinës në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat