Publiku e voton për takim, Saimiri e eliminon. Cilat janë dy vajzat e larguara nga ‘Love Story’?

Mediale Vip

Publiku e voton për takim, Saimiri e eliminon. Cilat janë dy vajzat e larguara nga ‘Love Story’?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 06:50
Pamje nga Love Story

Shuhet ëndrra e dashurisë për dy vajza të tjera në “Love Story”. Në fakt, u bë e disata javë që publiku i kërkon Saimirit të ftojë në takim Dritën, por ai, këtë herë e ka eliminuar nga gara.

Drita dhe Kejda nuk morën një trëndafil mbrëmjen e sotme nga Saimiri, duke u lënë, në këtë mënyrë, vendin për zemrën e Saimirit vajzave të tjera.

Ndonëse Saimiri la jashtë gare Kejdën dhe Dritën, në fakt, edhe Albana, u largua vetë nga emisioni, pasi siç kishte deklaruar, nëse do të shihte që motra e saj do të kishte më shumë afrimitet me Saimirin, do të ikte.

Në sondazhin e “Love Story”, tre vajzat që duhet të dalin në takim javën e ardhshme me Saimirin janë Arjana, Vivien dhe Drita. Për fat të keq, kjo e fundit nuk ia doli dot të kishte një takim me Saimirin, sepse, siç tha ai pas eliminimit, nuk ka pasur shkëndijë me të që ta bënte ta ftonte në një takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat