“Presioni i vazhdueshëm është shumë i vështirë”, Jesy Nelson largohet nga “Little Mix”

Mediale Vip

“Presioni i vazhdueshëm është shumë i vështirë”, Jesy Nelson largohet nga “Little Mix”

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Jesy Nelson

Jesy Nelson nuk do të jetë më pjesë e “Little Mix”.

Jesy Nelson është larguar nga Little Mix, duke thënë se të qenit pjesë e grupit pop kishte “dëmtuar shëndetin tim mendor”, shkruan BBC.

Ajo shpjegoi e shihte presionin e vazhdueshëm për të qenë në një grup vajzash dhe për t’i jetuar pritjet shumë të vështira për t`i realizuar.

Teksa antaret e mbetura të grupit thanë, ” Kjo është një kohë tepër e trishtuar për të gjitha ne, por ne jemi plotësisht mbështetëse të Jesy-t”.

Lajmi vjen një muaj pasi Jesy tha se ajo po bënte një pushim “të zgjatur” nga grupi pop për “arsye private mjekësore”.

Në deklaratën e saj, Nelson tha se ajo e kishte marrë vendimin e saj “pas shumë konsideratash dhe me një zemër të rënduar”.

“Më duhet të kaloj ca kohë me njerëzit që dua, duke bërë gjëra që më bëjnë të lumtur”, vazhdoi këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat