Dua zgjedh skuadrën e saj në FIFA 21, inkuadron tre futbollistët nga Kosova në formacionin e saj

Mediale Vip

Dua zgjedh skuadrën e saj në FIFA 21, inkuadron tre futbollistët nga Kosova në formacionin e saj

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Dua Lipa

Dua Lipa ka inkuadruar tre futbollistët nga Kosova në formacionin e saj në FIFA 21.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është pjesë e video-lojës më të re, FIFA 21.

Madje së fundmi ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshen e saj në FIFA, ku ka inkuadruar dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Image

Bëhet fjalë për futbollistët shqiptarë, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani.

Po ashtu pjesë e formacionit është futbollisti shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka.

Ka qenë faqja e EA Sports FIFA ajo e cila ka publikuar formacionin e përzgjedhur nga vet këngëtarja Lipa.

“Mendoni se keni atë që duhet për të mposhtur skuadrën e Dua Lipës? Luani betejën e saj të veçuar të skuadrës tani në #FUT21 për një kohë të kufizuar:, thuhet në njoftimin e EA Sports FIFA në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat