Taylor Swift na tregoi emrin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik? Zbulohet si është e vërteta

Mediale Vip

Taylor Swift na tregoi emrin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik? Zbulohet si është e vërteta

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:58
Taylor Swift, Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Para disa ditësh fansat e Gigi Hadid dhe Zayn Malik aluduan se mikja më e mirë e çiftit, Taylor Swift, kishte zbuluar emrin e vajzës së tyre. Sipas fansave vogëlushja e dyshes quhet Dorothea dhe e gjitha nisi nga një këngë e Taylor.

Në albumin e saj të karantinës “Folklor” ajo zbuloi emrin e fëmijës së tretë të mikut të saj Ryan Reynolds dhe Blake Lively, Betty, para se ata ta ndanin me fansat. Swift krijoi tre personazhe në këngën e saj që i quajti si tre fëmijët e tyre: James, Inez dhe Betty. Disa javë më parë, Gigi ndau disa foto në Instagram nga shtatzënia e saj, mes të cilave edhe një me partnerin e saj, Zayn. Ajo shkruajti krah tyre: “Në gusht, duke pritur vajzën tonë”.

Swift ka një këngë në “Folklor” me titull ‘August’ që renditet e tetë. Dhe “simotra e saj” në albumin e ri “Evermore” mban titullin ‘Dorothea’. Në një bisedë me fansat para se të dilte albumi, Swift tha se gjithmonë e imagjinonte që personazhi i saj, Dorothea, të shkonte në të njëjtën shkollë me Betty, James dhe Inez. Kjo mund të jetë një mënyrë e saj për të bërë bashkë të gjithë fëmijët e miqve të saj.

Mirëpo kjo teori është hedhur poshtë! TMZ ka mësuar se vajza e Gigi-t dhe Zayn nuk quhet Dorothea. Ndërkohë emri i saj nuk është mësuar ende dhe mesa duket çifti do të vazhojë ta mbajë edhe pak kohë të fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat