Capital T e thotë troç nëse ‘freestyle’ ishte ‘diss’ për Mozzikun

Mediale Vip

Capital T e thotë troç nëse ‘freestyle’ ishte ‘diss’ për Mozzikun

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Capital T Mozzik

Capital T ka shuar heshtjen, pasi u tha se i bëri ‘diss’ Mozzikut.

Reperi Capital T para pak ditësh bëri bujë me një ‘freestyle’ që e bëri në një emision.

Në atë ‘freestyle’ kishte ‘thumba’ të shumtë, e një varg bëri të gjithë të besojnë se ishte ‘diss’ për reperin Mozzik.

“Ma reper se ti është Lori”, janë vargjet e Capitalit, ndërsa së fundi ai sqaroi nëse në të vërtetë ishte ‘diss’ për Mozzikun.

“A ishte diss freestyle i shumë folur?” ishte pyetja që ia bëri ndjekësi reperit, ndërsa ai ia ktheu “thashetheme”.

Image

Ndryshe, Capital T ka paralajmëruar edhe shumë projekte muzikore, të cilat pritet t’i lansojë vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat