Sara Hoxha reagon pas lindjes dhe ndan imazhet më të bukura

Mediale Vip

Sara Hoxha reagon pas lindjes dhe ndan imazhet më të bukura

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Ledri Vula me Sara Hoxhën

Poem Blu Vula quhet vogëlushja që këtej e tutje do të zbukurojë jetën e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës. Çifti i famshëm u bekuan në 14 dhjetor me një vajzë dhe ditën e sotme zbuluan foton e parë të saj dhe emrin super special. Babi Ledri nuk mund ta mbante gjithë gëzimin për vete, ndaj sot publikoi foton më të ëmbël të vogëlushes dhe tregoi emrin që kanë zgjedhur për të.

Ndërkohë Sara ka reaguar pas tij dhe ka publikuar dy imazhe në rrjete sociale, njëra para se Poema të vinte në jetë dhe tjetra pasi ajo u njoh me gjithë botën. Ledri dhe Sara i kanë kaluar orët para se ajo të lindte bashkë në maternitet, duke e përjetuar me njëri-tjetrin momentin më të bukur të jetës.

Sara e ka cilësuar këtë si sfidën më të vështirë, por që ja ka vlejtur, sepse tani kanë marrë dhuratën më të bukur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

“Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të bukur që dikush mund të ketë në jetë! Poem Blu Vula. 14.12.2020”, shkruan Hoxha përkrah fotove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat