“Apokalipsa”, Genc Prelvukaj sjell këngën e katërt nga albumi “Gentivs II”

Mediale Vip

“Apokalipsa”, Genc Prelvukaj sjell këngën e katërt nga albumi “Gentivs II”

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:51
Genc Prelvukaj

“Apokalipsa” është një këngë e re e shtuar në repertorin e artistit Genc Prelvukaj.

Ky i fundit sapo ka publikuar këngën e re njëherësh të katërtën nga albumi i ri “Gentivs II”.

Projekti vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, të cilën e ka shoqëruar edhe me tekst.

Tekstin dhe producimin e ka bërë vet artisti, ndërkohë që kjo u realizua në studion e tij “Black Fish Entertainment”.

“Premierë Apokalipsa. Është hera e parë gjatë karrierës që shkruaj një temë si kjo. Ju ftoj ta dëgjoni deri në fund. Kjo këngë po ashtu është pjesë e albumit ‘Gentivs II’. E keni në YouTube”, ka shkruar ai në pjesën e klipit të ndarë me fansat në Instagram.

Reagimet ishin të menjëhershme dhe besohet se do pritet mirë edhe nga publiku e admiruesit e muzikës së 39 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat