Ja ç’kuptim ka emri Poem Blu i vajzës së Ledrit dhe Sarës

Mediale Vip

Ja ç’kuptim ka emri Poem Blu i vajzës së Ledrit dhe Sarës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Ledri dhe Sara

Ledri dhe Sara u bënë prindër tre ditë më parë dhe nuk na i kursyen fotot e të voglës, por as emrin duke i zbuluar në rrjete sociale menjëherë.

Çifti i vendosi vogëlushes emrin Poem Blu, një emër i padëgjuar më parë dhe që ngjalli shumë kuriozitet për kuptimin e tij. 

Për Ledrin ky emër ka një domethënie të veçantë si artist që është. Poema është jo vetëm një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, por ka kuptimin e një guri të çmuar.

Ndërsa Blu ka shpesh domethënien "Dhuratë nga Zoti".

Kujtojmë që Poem Blu u mirëprit shumë ëmbël në shtëpi me tollumbaca që mbanin emrin e saj dhe një tortë me trëndafila roza, karrocë dhe një kukull bebe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat