I emocionuar që u bë baba, Ledri ka disa fjalë për ata që e uruan lidhur me lindjen e vajzës

Mediale Vip

I emocionuar që u bë baba, Ledri ka disa fjalë për ata që e uruan lidhur me lindjen e vajzës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Ledri Vula falënderon publikisht ata që e uruan për vajzën.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë.

Çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Poem Blu, ndërsa kanë publikuar edhe imazhet e para të tyre.

Ledri pranoi komente të shumta, nga fansat, familjarët, miqtë e kolegët, të cilët e uronin për lindjen e vajzës.

I emocionuar, reperi, me anë të një postimi ka falënderuar gjithë ata që e uruan këto ditë.

Image

“Gezimin per ardhjen ne jete te POEM BLU e keni ndare edhe ju te gjithe me mua me mesazhet dhe uratat si ne instagram ashtu edhe permes menyrave tjera. Ju falenderoj nga zemra per te gjitha fjalet e ngrohta qe i keni shkru, per cdo mendim te bukur qe e keni thurre, per cdo ndjenje qe na keni dhuru mua dhe Sares keto dite. Ju duam une, Sara dhe POEM BLU”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat